Paralajmërohen sulme të rënda ajrore brenda pak minutash në Kiev
26 shkurt 2022
| 23:05
Në këto momente po pritet që të ndodh një sulm i rëndë ajror në Kiev, raporton The Guardian duke cituar raportimet e gazetarëve ukrainas në Kiev.
Po ashtu The Kyiv Independent ka rekomanduar qytetarët e Kievit që të shkojnë në strehimoren më të afërt, pasi pritet një sulm i rëndë ajror rus.
“Qytetarët e Kievit duhet të shkojnë në strehimoren më të afërt tani. Pritet një sulm i rëndë ajror”, thuhet në njoftimin e tyre.
Paralajmërimin për këtë sulm ajror e dha edhe gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko, ku tha se brenda minutave në Kiev pritet një shpërthim i rëndë ajror rus.
Po ashtu edhe qytetarët ukrainas në rrjetet sociale kanë njoftuar se në Kiev është duke u dëgjuar sirena që paralajmëron sulme ajrore.