Paralajmërohet anulimi i disa fluturimeve në aeroportin e Prishtinës

26 korrik 2022 | 16:48

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” ka kërkuar nga udhëtarët që udhëtojnë me kompaninë “Lufthansa” që të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie në rast të anulimit apo vonesës së fluturimeve për shkak të grevës së paralajmëruar nga kompania gjermane e fluturimeve nga data 27-28 korrik.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga ‘Deutsche Lufthansa’, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00. Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë ‘Lufthansa’ në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin”, është thënë në njoftim.

Gjatë kësaj kohe, “Lufthansa” ka të parapara disa fluturime për në ANP “Adem Jashari” LKIA: nga/për në Munih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.

“Lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre”, është thënë në këtë njoftim.

Së fundi, shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit është përfolur shumë për një rikthim të…