Paralajmërohet anulimi i konkursit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së: Kështu ka vendosur partia
17 tetor 2024
| 08:37
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka paralajmëruar anulimin e konkursit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së.
Ajo dje ka bërë me dije se kështu ka vendosur partia në pushtet, LV.
“Jam ne pritje te reagimit te bordit te RTK nga cenzura qe ka ndodhe sot ne RTK. Hajgare, hajgare . Ne fakt jam ne pritje te mbledhjes se bordit ku do te anulojne konkursin per drejtor te RTK se qashtu ka vendose partia”, ka shkruar Kusari.