Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në pjesën nga Serbia
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se në pjesën e Serbisë janë paralajmëruar protesta dhe bllokim i rrugëve.
Sipas njoftimit, kjo thirrje vlen për qytetarët që udhëtojnë përmes pikës kufitare në Merdarë.
“Njoftim me rëndësi njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimit kufitar në Merdarë, se në pjesën e Serbisë për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00”
“Ju inkurajojmë që të përdorni pikëkalime të tjera kufitare për qarkullim”, është thënë në njoftim.
Më tutje, në këtë njoftim janë paraqitur edhe numrat për informata shtesë.
“Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.