Paralajmërohet bojkotim i mësimit në shkollën ‘Dardania’ nga një klasë, shkak orari

15 shtator 2024 | 14:11

Prindërit e klasës II/4 të ShFMU “Dardania” nga e hëna nuk do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Kjo për faktin se, sipas tyre orari është i papërshtatshëm për fëmijët në atë moshë.

Orari i propozuar për vitin shkollor 2024/25 për këtë klasë është nga ora 15:00 deri në orën 18:25.

Ky orar për prindërit e kësaj shkolle, po ngjallë shqetësim, pasi deklarohen se mësimi në orar të tillë nuk do të jetë efektiv për ta.

Kryetarja e grupit të prindërve, Besarta Rrahamani në një prononcim për “Klankosova.tv” është shprehur se deri në vendimin e ardhshëm për përmirësim të orarit, fëmijët nuk do t’i dërgojnë në shkollë.

“I kemi dërguar ankesat tona, pasi tanimë është tepruar. Është orar jo efektiv. Derisa nuk ndërmerret asnjë veprim, ne kemi marr vendim të mos i dërgojmë fëmijët në shkollë në këtë orar”, ka thënë Rrahamani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do t’i shkaktonte…