Paralajmërohet njohja e shpejtë e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

26 prill 2021 | 20:59

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka pritur sot në një takim pune Drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke.

Siç njoftohet, në këtë takim, Zielke e ka informuar ambasadorin Cufaj për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patentë shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ambasadori Cufaj falënderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njëjta të përmbyllet sa më parë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…