Paralajmërohet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës
Është paralajmëruar protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Siç thuhet në një njoftim e sindikatës së Korporatës Energjetikë të Kosovës, qëllimi i kësaj faqe është lehtësimi i organizimit të protestave për parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të vendit Korporata Energjetike e Kosovës prodhon energji elektrike me krejt kapacitetet që i ka, për mos furnizim të rregullt me energji elektrike është përgjegjës kompania KEDS, sepse nuk po siguron energji elektrike të mjaftueshme për konsumatorët e vetë .
KEDS nga KEK-u blenë energji për 60 perqind te konsumit me një çmim simbolik prej 29€ që është nën koston e prodhimit, që quhet shërbimi universal, pjesën e humbjeve deri tani më vendim të ZRRE-së KEK-u ja ka shitur me 35.4€ edhe pse nuk kemi obligim ligjore sepse KEK nga Prilli i vitit 2017 punon më tarifa të derregullume, ka tendencë dhe presion që prapë ti jepet pjesa e humbjeve më 35.4, ndërsa KEDS konsumatorëve ja faturon tre fishin .
Kjo është arsyeja që KEDS-it që nuk i siguron energji të mjaftueshme Qytetarëve tonë.
I vije shumë rendë të importojë energjinë elektrike atëherë kur ka nevojë për qytetarët e Kosovës, përkundrazi shpeshherë ndodhë që eksportohet jashtë vendit kurse qytetarët tanë kanë reduktime të ashpra.
KEDS-i ka 561.000 konsumatorë që vetëm tarifa fikse në këtë muaj është 1.74 cent e që i bie rreth 1 milionë € .
Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj na kërkojë mobilizim për prodhimin e energjisë elektrike në po e bëjmë ketë, por edhe ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës në emër të punëtorëve të KEK-ut i kërkojmë Kryeministrit të Vendit,Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, ZRRE-së, Bordit drejtues të KEK-ut, Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, që energjia elektrike që prodhohet në KEK të ketë çmimin real në treg sepse kjo që është sot nuk është aspak reale që kompania shërbyese KEDS të përfitojë më shumë se prodhuesi në këtë rast KEK-u.
Sipas informatave që kemi, KEK-u i ka njoftuar se nuk mund të shesë atë energji nën çmimin 42€.
Ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës kërkojmë nga Menaxhmenti qe në qoftë se KEDS nuk e pranon këtë çmim të dalim në treg.
Fillimisht ne po kërkojmë publikisht por në rast se nuk realizohet kërkesa jonë pra e 5000 punëtorëve nga ata që janë përgjegjës , ne do të bëjmë edhe Protesta.
Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica.