Paralajmërohet zvogëlimi i numrit të ministrive
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka paralajmëruar zvogëlimin e numrit të Ministrive.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar lidhur me çështjet që janë diskutuar në takimin e katërt të Grupit Punues për Ligjin për Qeverinë.
Ai ka thënë se në fokus të diskutimit ishin parimet dhe fryma institucionale mbi të cilat do të zhvillohet baza e këtij Ligji i cili synon të përcaktoj fushëveprimin dhe stukturën e pushtetit ekzekutiv.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në takimin e katërt të Grupit Punues për Ligjin për Qeverinë, në fokus të diskutimit ishin parimet dhe fryma institucionale mbi të cilat do të zhvillohet baza e këtij Ligji i cili synon të përcaktoj fushëveprimin dhe stukturën e pushtetit ekzekutiv, i udhëhequr nga parimi i respektimit të ligjit, përgjegjshmëria, transparenca, si dhe nga parimi i efikasitetit dhe efektshmërisë.
Çështjet e trajtuara në takimin e katërt ishin:
– Përcaktimi i portofoliove apo ministrive kryesore në bazë të fushëveprimeve/funksioneve që ato kryejnë apo buxheteve që menaxhojnë;
– Vendosja e kornizave apo kufizimi mbi të cilin nuk duhet të kaloj numri i Ministrive dhe pastaj ti lihet e lirë mandatarit të vendos se cilat Ministri janë të nevojshme për të zbatuar politikën programore të tij/saj.
– Meqenëse, konsiderohet se ky ligj është zgjatje e dispozitave kushtetuese, dhe ashtu sikurse është fryma e ndërtimit institucional, Kryeministri përcakton përbërjen e Qeverisë, andaj është i domosdoshëm një ri-përcaktim i fushëveprimit dhe strukturës. Kjo edhe për faktin se kjo fushë me Legjislacion përcjellës.
– Riorganizimi i Ministrive – të bëhet me akt nënligjor dhe mund të përcaktohet dhe ndryshohet sipas vendimit të Qeverisë dhe kjo të bëhet përmes një metodologjie dhe analize sipas fushëveprimeve/funksioneve dhe përgjegjësive të këtyre institucioneve.
– Rregullimi aktual duhet ti ketë parasysh dy elemente: efikasitetin, efektivitetin e institucioneve.
– Të mbahen parasysh dispozitat kushtetuese që flasin për Menaxhimin e Financave Publike, që paraja publike duhet të mblidhet dhe menaxhohet në mënyrë efikase; mirëpo, përtej numrit të Ministrive, të eliminohen dyfishimet në punën e Ministrive, dyfishimet në sektorë dhe bërje të politikave;
Ishte konstatim që në fazen vijuese të zgjerohen përfshirja dhe konsultimi i drejtperdrejt me ekpertizë dhe akterë të shoqërisë civile.