Paralajmërojnë intervistë “bombë” për pallatin mbretëror, Meghan dhe Harry rrezikojnë…

16 shkurt 2021 | 13:51

Paralajmërojnë intervistë “bombë” për

Meghan Markle dhe Princ Harry pritet që të japin një intervistë për Operha Winfrey, ku thuhet se do të tregojnë gjithçka në lidhje me largimin e tyre nga familja mbretërore.

E një gjë e tillë duket se nuk është pritur aspak mirë nga pallati mbretëror, pasi kanë filluar që të ndihen të tensionuar. Mediat e huaja shkruajnë se intervista e tyre do të jetë një bombë e vërtetë, e madje Duka dhe Dukesha e Sussex mund të humbasin privilegjet mbretërore pas saj.

Intervista do të transmetohet muajin e ardhshëm, por që tani familja mbretërore ka nisur që të ndihet nervozë, kanë thënë burimet pranë pallatit.

Këto të fundit kanë shtuar se të gjithë po e presin me padurim që ta shikojnë këtë intervistë, ku mundet që Meghan dhe Harry të humbasin përgjithmonë detyrat e tyre në mbretëri.

Burimet mbretërore kanë thënë se të gjithë do e shikojnë me shumë interes intervistën e çiftit dhe mundet që pas saj ata të mos i kthehen më kurrë detyrave të tyre në mbretëri.

Sipas mediave të huaja, nëse Mbretëresha do të kërkoj që ata të shkëpusin çdo marrëdhënie me familjen, kjo do të thotë se Harry duhet të heqë dorë nga tre titujt ushtarakë, nga Unioni i Futbollit Rugby dhe Maratona e Londrës.

Nga ana tjetër, Meghan i duhet të heqë dorë nga roli që ka në Tetarin Kombëtar, i cili ju dha në vitin 2019, pasi u mbajt nga Mbretëresha për 45 vjet.

Ndërkohë kujtojmë se çifti u transferua në Kaliforni vitin e kaluar, së bashku me djalin, Archie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë me…