Paralajmëron AAK: Më nuk do ta votojë asnjë ligj e as marrëveshje ndërkombëtare
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha në “Pressing” në T7 se partia e tij ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.
Ky vendim ka ardhë, për siç tha ai, për qëndrimin e mazhorancës karshi opozitës.
“Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vertëtë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare”, tha Lekaj.
“Nuk do të votojmë asnjë ligj”, ripërsëriti ai.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha po ashtu tha në Pressing se as PDK “nuk do të votojë asgjë”.
Të pyetur nëse edhe LDK-ja e ka këtë qëndrim, deputeti Lekaj tha:
“LDK-ja ka qëndrim ndryshe, ata do t’i votojnë disa ligje, nuk kanë ndonjë qëndrim ta bojkotojnë parlamentin deri më sot”, tha ai.