Paralajmëron afaristi Hasani: Ndërtimtarët në Kosovë kanë mbetur pa armaturë, rrezikohen 100 mijë vende pune

10 mars 2022 | 10:51

Faton Hasani, pronar i kompanisë ndërtimore “Alwera Invest”, që merret me ndërtimin e objekteve banesore, ka dhënë një paralajmërim të frikshëm. Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se po rrezikohen mbi 100 mijë puntor të mbesin pa punë.

“100 mijë punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë në sektorin e ndërtimit, shkaku që kompanitë, të cilat prodhojnë armaturën kanë njoftuar se do ta ndërprejnë furnizimin e këtij artikulli bazë”, ka thënë Hasani.

“Në arsyetimet e tyre të cilat qëndrojnë plotësisht janë thirrur në forcën madhore çrregullimin total tē tregjeve në nivel global ngritjen e repromatrialeve edhe disa herë brenda ditës qē e bënë vendimin e tyre plotësisht të justifikueshëm. Ndērsa stoçet në punishte dhe tek distributorët pothuajse janē drejt fundit dhe kjo situatë krijon probleme madhore për industrinë e ndërtimit e cila në vendin tonë punëson mbi 100 000 punonjës”, bën të ditur Hasani.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që t`ua bëjnë një zgjidhje urgjentisht, ani se e potencon se ato nuk janë aspak fajtore për këtë situatë.

“Nëse ka vullnet për t’i shpëtuar këto 100 000 vende pune institucionet duhet të gjejnë zgjidhje imediate, duke u marrur fillimisht me problemin duke krijuar një grup pune qē do të përbëhej nga përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve të cilat janë prekur drejtëpërsëdrejti dhe të punëtorëve të cilēt nga dje janë viktimë e kētyre zhvillimeve. Nëse nuk gjindet një zgjidhje e shpejtë mundē të ballafaqohemi me pasoja të mëdha të pariparueshme, dhe do të nxitet ikja masive e tē rinjëve jashtë vendit që do të jetē një goditje e madhe si në aspektin ekonomik po ashtu edhe nē atē politikë për vendin tonë”, theksoi Hasani.

Njëra nga kompanitë që furnizonte Kosovën me armaturë ishte Kurum International nga Shqipëria.

Ajo i ka njoftuar klientët e saj përmes një letre se po e ndal prodhimin e këtij produkti.

Kjo, sipas saj, për arsye të vështirësisë në sigurimin e lëndës së parë dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog dhe ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ka falënderuar për…