Paralajmëron Bajqinovci: Diskutime të hapura, por pa ofendime – Bllokim për ata që shajnë me nënë

11 tetor 2024 | 21:13

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci si duket është lodhur nga komentet negative dhe ofendimet në rrjetin e tij social Facebook, shkruan Periskopi.

Kështu ai vendosi të dal me një kërkesë për qytetarët.

Në Facebook ai tha se nuk i toleron ofendimet dhe gjuhën fyese, derisa paralajmëroi se ata “që shajnë me nënë do të bllokohen”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Në faqen time jemi të hapur për diskutime, kritika, sugjerime dhe ankesa. Mirëpres çdo mendim tuajin.
Por, dua ta bëj të qartë: ofendimet dhe gjuhët fyese nuk do të tolerohen. Të gjithë ata që shajnë me nënë e familje dhe ofendojnë do të bllokohen menjëherë.
Faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka reaguar pas situatës së fundit…