Paralajmëron Bundesbank: Gjermania mund të bjerë në recesion

19 gusht 2019 | 18:05

Banka Qendrore e Gjermanisë paralajmëron se ekonomia më e madhe e Evropës mund të bjerë në recesion, duke shtuar presionin ndaj politikëbërësve për rritur mbështetjen.

Sipas raportit mujor tw Bundesbank, prodhimi në Gjermani nuk do të njohë ndonjë shkëlqim në tremujorin e tretë të vitit.

Nëse ky skenar materializohet, do të ishte tremujori i dytë me radhë në kontraktim, që është edhe përkufizimi i recesionit, pas rënies me 0.1% në periudhën prill-qershor. Paralajmërimi i Bundesbank vjen pas të fitimeve zhgënjyese të korporatave gjermane dhe të dhënave të dobëta ekonomike, që detyruan Bankën Qendrore Evropiane të konsiderojë stimuj të tjerë për ekonominë, shkruan “scantv”.

Edhe qeveria gjermane ka sinjalizuar se do të rrisë shpenzimet nëse kriza përkeqësohet. Bundesbank citoi dobësinë e vazhdueshme të industrisë si ndër arsyet kryesore dhe tha se është e paqartë nëse mund të jetë goditur edhe kërkesa e brendshme.

Deri një javë më parë, analistët parashikonin një rritje prej 0.2% të ekonomisë gjermane në tremujorin e tretë, por që nga ajo kohë, institucione të ndryshme, duke përfshirë edhe Deutsche Bank kanë ulur projeksionet.

Gjithashtu, Bundesbank shtoi se ngadalësimi i vitit të kaluar ka lënë gjurmë në tregun e punës, pasi punësimi po rritet me një hap dukshëm më të ngadaltë se tremujori i dytë. Edhe rritja e pagave ishte dukshëm më e ulët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në…