Paralajmëron Moska: Anija kozmike ruse 500-tonëshe mund të bie në tokë nga sanksionet
12 mars 2022
| 11:19
Dmitry Rogozin, një mbështetës i zëshëm i pushtimit rus të Ukrainës, bëri thirrje që të hiqen sanksionet pasi ato mund të pengojnë funksionimin e anijes kozmike ruse që i shërben ISS.
Si rezultat, segmenti rus i stacionit – i cili ndihmon në korrigjimin e orbitës së tij – mund të ndikohet, duke shkaktuar që struktura 500 tonëshe “të bjerë në det ose në tokë”, shkroi shefi i Roscosmos në Telegram.
Duke publikuar një hartë të vendndodhjeve ku ISS mund të zbriste, ai tha se nuk kishte gjasa të ishte në Rusi.
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka thënë më parë se po përpiqej të gjente një zgjidhje për ta mbajtur ISS në orbitë pa ndihmën e Rusisë.