Paralajmëron OKB: Banorët në Rripin e Gazës po vdesin nga uria
16 nëntor 2023
| 22:22
Banorët e Rripit të Gazës po përballen jo vetëm me tmerrin e luftës, por dhe me urinë.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB -së (WFP) paralajmëron se banorët në Gaza kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë ushqimore dhe se disa po vdesin nga uria. Drejtoresha Ekzekutive e WFP, Cindy McCain tha madje se situta mund të përkeqësohet me ardhjen e dimrit.
“Furnizimet me ushqim dhe ujë janë praktikisht inekzistente në Gaza dhe ka shumë pak krahasuar me nevojat ekzistuese”, thekson McCain.
“Duke pasur parasysh dimrin që po afron, strehimoret e pasigurta dhe mungesën e ujit të pastër, qytetarët përballen me rrezikun e menjëhershëm të urisë”, paralajëmroi ajo.