“Paramilitarët u nisën nga Novi Pazari, u futën afër pikës kufitare në ‘Izvor’, u gjetën dëshmi në telefon”

23 tetor 2023 | 23:17

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme, ka përgatitur një raport preliminar prej mbi 50 faqesh ku jepen fakte për të dëshmuar se aksioni terrorist nga paramilitarët në Banjë të Zveçanit ishte i lidhur direkt me shtetin e Serbisë.

“Paramilitarët u nisën nga Novi Pazari, Serbi, në mbrëmjen e 23 shtatorit, dokumentohet edhe me foto, e bërë në orën 16:39, e gjetur në telefonin e njërit prej liderëve të këtij grupi”, thuhet në raport.

“Në orët e hershme të 24 shtatorit, 2023, grupi u fut në Kosovë duke përdorur një rrugë ilegale afër pikëkalimit kufitar të quajtur ‘Izvor’, rruga më e shkurtër që e lidhë Novi Pazarin me fshatin Banjë, në komunën e Zveçanit”, vazhdon sqarimi.

“Bazuar në deklaratën e njërit prej të arrestuarve, udhëtimi i tyre është bërë në grupe dhe në mënyrë të organizuar”.

Tri deri në katër automjete vazhduan rrugën drejt fshatit Banjë, sqaron raporti.

Distanca nga kufiri në Manastirin e Banjës është 14 kilometra. Operacioni ishte udhëhequr nga Milan Radojiçiç.

Raporti tregon se “për t’u futur në Kosovë nga Serbia, paramilitarët kishin përdorur makina kamuflazh duke i bërë ato të dukeshin sikur automjete të forcave të KFOR-it. Makina e Milan Radojiçiç ishte mbështjellur me një mbështjellës ngjyrë ushtrie. Në pjesën e pasme të veturës ishte vendosur një logo e KFOR-it dhe gjithashtu shenja ‘CD’ që iu vendosen veturave diplomatike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar…