Parandalohen gjashtë raste të kontrabandës

21 gusht 2022 | 10:09

Njësitë e Doganës së Kosovës vlerësojnë se kanë pasur një javë të suksesshme në parandalimin e gjashtë rasteve të kontrabandimit.

Fillimisht në Mitrovicë njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili ishte duke transportuar 1 500 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

“Në regjionin e Prizrenit  gjatë kontrollit te një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit. Sasia ishe rreth 680 kg.

Në regjionin e Mitrovicës janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave. Është parandaluar futja e mallrave  si në vijim: Rasti 3: 450 litra pije jooalkoolike, rasti 4: 2 000 copë mikro kabllo telefona: Rasti 5: 10 800 copë vezë të freskëta.

Në rastin e fundit dogana ka arritur të parandalojë një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako çokollata”, njofton dogana.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskuara kalon 6 000 mijë kilogramë dhe të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Nitaj është një nga personazhet më të komentuara në…