Parandalohen katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë
Njësitet Antikontrabandës së Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të ndalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.
Në këto raste të suksesshme të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar këto mallra. “Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 kg me vlerë prej 1,400.00 euro. Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 kg me vlerë prej 2,400.00 euro. Rasti 3: Çokollata në peshë 266 kg me vlerë prej 1,700.00 euro. Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 euro. Këto operacione të suksesshëm janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, është bërë me dije në njoftimin e Doganës.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.