Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

22 tetor 2022 | 19:11

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Hani i Elezit, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar, me theks të veçantë të kontrabandës, kanë intensifikuar patrullimet dhe operacionet policore në terren.

“Kështu, më 22.10.2022 rreth orës 08:20 njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore – poste të shpejtë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, gjatë kontrollit janë gjetur tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt. Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është paraqitur me një garuese, Laurina Gashin, në Kupën…