
Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Dubravës (foto)
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të futjes së substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Sipas njoftimit të ShKK-së, gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, stafi i sektorit të sigurisë në këtë qendër ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.
“Falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë. Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt”, ka njoftuar ShKK-ja.