Parandalohet konflikti, arrestohen katër persona në Shkodër

19 nëntor 2018 | 10:51

Policia e Shkodrës ka reaguar shpejt, pas raportimit për të shtëna në ajër me armë zjarri, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, e duke prangosur katër persona.

Në flagrancë janë arrestuar dy persona të përfshirë në konflikt, ndërsa më pas edhe dy shokë të tyre, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi Enton Dushaj është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj në një lokal, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Në largim e sipër, Enton Dushaj ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë. Ndërsa policia, me marrjen e njoftimit ka reaguar në kohë, duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë, shokë të tyre, raporton “Top Channel”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër pritet që Kosova të votohet për anëtarësim në organizatën…