Parandalohet kontrabanda brenda Qendrës së Paraburgimit

20 korrik 2023 | 16:22

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës

Sipas njoftimit, oficeret korrektues gjatë bastisjes së zonave të brendshme të perimetrit rrethues dhe gjatë kontrollimit tek zona 6 është  vërejtur një qese e zezë e dyshimtë, e cila ishte  në pjesën e epërme të murit të qendrës.

Teksa thuhet se i menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç ‘rast kanë lokalizuar qesen e dyshimtë dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë:

Katër telefona Iphone me kamerë pa kartelë, një telefon Samsung me kamerë pa kartelë, një telefon Nokia pa kartelë,  dy koka mbushëse dhe gjashtë kabllo mbushëse.

“Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 21 deri më 30 korrik do të zhvillohet Kampionati…