Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit Gjilan

16 shtator 2021 | 11:04

Dje, rreth orës ‪13:05, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

“Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e  tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës”.

“Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë lokalizuar provat materiale”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla”, bëhet me dije në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Paris St-Germainit, Leonardo, nuk pret që Kylian…