Parandalohet kontrabanda në vlerë 12 mijë euro
31 mars 2021
| 16:12
Njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore.
“Njësite kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë. Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12.000 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e prokurorit kujdestar pas intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje. “Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera”, është thënë në njoftim.