Parandalohet kontrabandimi i emigrantëve
05 korrik 2022
| 10:16
Sot rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi).
I dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, i moshës 45-vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren.
Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave.