![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/Glauku.jpg)
Paraqiten grafite në muret e Prishtinës: ‘X’ Vjosës, Glauku kërkohet të jetë ‘1-shi’
06 shkurt 2021
| 13:06
Vendimi i Gjykatës Supreme ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të futet pa numrin 1 në listë të cilin ishte vendosur ta mbante Albin Kurti.
Tashmë në listën e VV-së si prijëse nga pozita e dytë ka mbetur Vjosa Osmani, e cila pas ka lënë njeriun më të afërt të Kurtit, Glauk Konjufcën.
E duket se dikujt nuk po i pëlqen një gjë e tillë.
Në Prishtinë sot janë shfaqur grafite në të cilat kërkohet që Glauk Konjufca të jetë 1shi, dhe mbi emrin e Vjosa Osmanit është vendosur një X.
Vjosa Osmani ka hyrë në listën e VV’së pas përplasjeve dhe ndarjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.