Paraqiten si inspektorë tatimor, mashtrojnë bizneset në Shqipëri

19 shkurt 2023 | 16:06

Ky person që shihni në pamje është paraqitur pranë një biznes në kryeqytet si inspektor tatimesh.

Sipas deklaratës për mediet të drejtorisë së përgjithshme tatimore, ai nuk është pjesë e strukturës ndaj dhe është kallëzuar në prokurori si mashtrues.

Madje video dhe foto e tij është shpërndarë për publikun së bashku me thirrjen për ta identifikuar dhe kallëzuar më tej.

Materiali është shpërndarë vetëm pak ditë pas akuzave se në mjaft subjekte janë paraqitur persona të paautorizuar nga administrate tatimore duke ushtruar presione të paligjshme.

Për këtë qëllim institucioni u detyra të apelonte që bizneset të kërkonin urdhrin e kontrollit si dhe të lejonin vetëm ata individë që mbanin të veshur uniformën e lejuar, e nëse këto nuk do të ishin të dukshme apeli ishte për t’i denoncuar.

Në deklaratën për mediet të bërë këtë të diel thuhet se tashmë rasti i parë është denoncuar në prokurorinë e kryeqytetit.

Ndërkohë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës. /Ora News/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është arrestuar të premten pas mesnate në Gjakovë,…