Paraqitet dëshmitari i parë para Dhomave të Specializuara

20 shtator 2021 | 11:22

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot ka vazhduar gjyqi kundër Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë ditë është paraqitur edhe dëshmitari i parë në rastin kundër Mustafës.

Dëshmitarit i është fshehur identiteti për çështje të sigurisë.

Prokurori, Cezary Michalczuk, ka qenë i pari që ka nisur t’i shtrojë pyetje dëshmitarit, i cili ka thënë se dy persona e kanë ndaluar në rrugë, të cilët kanë qenë të veshur me uniforma, që sipas tij kanë qenë lara-lara “sikur ato që ka mbajtur UÇK-ja”.

Megjithatë, dëshmitari ka thënë se nuk ka vërejtur ndonjë emblemë, pasi atij menjëherë pas ndalimit ia kanë futur kokën në thes.

Kur është pyetur se pse mendon që personat që e kanë ndaluar kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ai ka thënë se, “ashtu më janë prezantuar”. Ai ka thënë se dy personat që e kanë ndaluar, bashkë me dy persona në makinë, të gjithë me uniforma, e kanë çuar atë në Zllash.

Sipas tij, këta persona i kanë ofruar një çokolladë dhe më pas e kanë grushtuar në fytyrë, duke ia mbuluar kokën me thes./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen virtuale…