Paraqitet edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë
17 mars 2020
| 02:34
IKSHPK-ja njofton për një rast të ri me koronavirus duke e çuar në 16 numrin e të prekurve.
“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile” thuhet në komunikatë.
Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitivë në SARS CoV-2.
“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik” thuhet mes tjerash në komunikatë.