Paraqitet rasti i parë i riinfektimit me Covid-19 në ShBA

13 tetor 2020 | 08:28

Përderisa presidenti amerikan Donald Trump e shpalli veten imun ndaj koronavirusit gjatë një tubimi në Florida, një studim i ri tregoi se një burrë 25 vjeç në Nevada është infektuar dy herë këtë vit.

Ky është rasti i parë i konfirmuar i riinfektimit në Shtetet e Bashkuara. Dy infektimet te ky pacient ndodhën në distancë kohore prej vetëm gjashtë javësh, shkruan “The Guardian”.

Rastet e riinfektimit me koronavirus janë mjaft të rralla. Deri më tani në botë janë konfirmuar vetëm pesë raste të tilla. Sidoqoftë, ende është e paqartë se si dhe pse ndodh kjo.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë që personat e shëruar nga Covid-19 në përgjithësi duket se janë të mbrojtur nga riinfektimi për tre muaj. Megjithatë, rasti i ri i konfirmuar paraqet dëshmi kundër këtij vlerësimi.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Përpos tyre, numër të madh rastesh kanë edhe India, Brazili dhe Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga nesër, datë 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat…