Paraqitja e klubeve për edicionin e ri përfundon më 10 shtator

07 shtator 2020 | 11:25

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar të gjitha klubet se afati i fundit për paraqitjen për edicionin e ri është data 10 shtator në orën 14:00. Deri me këtë datë të gjitha klubet e Superligës, por edhe të kategorive të reja duhet të paraqiten për edicionin 2020-2021. Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected].

Ditë më parë Bordi i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë Covid-19 në bazë të kompetencave të veta statutare, unanimisht ka marrë vendim që ta shtyjë fillimin e edicionit të ri në basketboll 2020/21. Edicioni i ri në basketboll ka qenë i programuar të fillojë më 16.09.2020 me ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat dhe më pas të vazhdojë me garat e edicionit 2020-2021.

Bordi i FBK-së ka marrë vendim që ta shtyjë fillimin e edicionit të ri për një muaj, më saktësisht që edicioni i ri të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. Ndeshjet e “play-out”-it gjithashtu do të shtyhen për një muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel sot janë duke u zhvilluar takimet në nivelin…