Paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë është dinjitoze
13 janar 2022
| 23:14
Faton Klinaku, kryetar në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë është dinjitoze.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se disa servilë dhe përfitues të pushteteve, mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze.
“Paraqitja e Nasimit në Hagë është dinjitoze. Po e tregon një realitet për ngjarjet atëherë, edhe pse ju e dini që ato ngjarje kanë qenë transparente dhe çdo gjë ka qenë e filmuar.
Disa servilë dhe përfitues të pushteteve, mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze, që e bëri për të përgjithshmen dhe vetëm për të përgjithshmen”, ka shkruar Klinaku.