Paraqitja e Rashicës ndaj Leipzigut, pozitive

17 prill 2018 | 12:48

Paraqitja e mesfushorit Milot Rashica të dielën është vlerësuar pozitive.

Rashica ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 62-të te Werder Bremeni, që barazoi në shtëpi kundër Leipzigut me rezultatin 1:1.

“E papritur ishte paraqitja e Milot Rashicës në formacionin startues. Por kosovari bëri një lëvizje të mirë në anën e majtë. U përfshi indirekt në golin 1:0. Mund të kishte krijuar më shumë mundësi për vete dhe bashkëlojtarët, por nuk ia doli në disa raste”, shkroi “deichstube.de”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit ka vendosur ta blejë mesfushorin Douglas Costa.…