PARAQITJE HISTERIKE E DAÇIQIT

22 qershor 2018 | 17:27

Lulëzim Etemaj

Nervozizmit të serbëve në prag të ndeshjes Zvicër-Serbi, nuk ka mundur t’i përballojë as ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Për pasojë, Daçiq ka shfrytëzuar edhe një herë rastin për të shfryrë dufin e tij ndaj shqiptarëve, duke qenë se Serbia do të ketë sonte katër futbollistë shqiptarë të Kosovës (Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli) që mbrojnë ngjyrat e Kombëtare së Zvicrës, dhe për mediat ka shtruar pyetjen aspak diplomatike: “Do të luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës?”
Në këtë mënyrë, ministri Daçiq, duke futur hundën e tij politike në terrenin sportiv hedhë benzinë në zjarrin e raporteve shqiptaro-serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Agon Maliqi ka thënë se politikës shqiptare i…