Paraqitje të mira të hendbollisteve të Kosovës në ligat evropiane
15 nëntor 2021
| 14:38
Mirela Gjikokaj shënoi dy gola thuajse vendimtarë, derisa skuadra e saj, Follo, fitoi pikën e parë në elitën e Norvegjisë. Gjikokaj shënoi për 27:23 dhe për 28:26. Por Oppsali shënoi dy gola më pas dhe fitoi një pikë (28:28).
Gjikokaj ishte prej lojtareve më aktive, ndërsa realizoi dy gola nga dy tentime. I kishte edhe tri pasime vendimtare.
Në elitën e Zvicrës, Pashke Marku shënoi tri gola nga tri tentime, ndërsa Kreuzlingeni fitoi 29:27 ndaj Thunit.
Në Danimarkë, motrat Rina e Sara Rexhepi po vazhdojnë me efikasitet të lartë. Rina shënoi shtatë gola, ndërsa Sara shtoi tri, në fitoren 20:18 të AGF-së ndaj Gudmes në Ligën B. Fitore shënoi edhe Njoma Zogaj me Aalborgun.