Parashikimi i 12 yjeve të horoskopit për muajin prill
Komunikimi do të jetë definitiv dhe do të luajë një rol relaksues në humorin tonë. Marsi në Ujor tashmë nga data 30.03, në prill e kthen interesin tonë mbi përpjekje skuadrash dhe aktivitete grupi që kanë një karakter social. Është fakt se shokët do të luajnë një rol të rëndësishëm pasi është një fuqi lëvizëse për ëndrrat dhe aspiratat tona. Dëshira për pavarësi në nivel personal duhet të matet disi, pasi duket se ndikon rëndësishëm në lidhjet sentimentale.
Në 03.04, Afërdita kalon tek Binjakët, në këtë shenjë të caktuar do të qëndrojë deri në fillim të Gushtit pasi nga mesi Majit do të nisë drejtimin e saj të kundërt. Ky kënd i caktuar astrologjik do të luajë një rol të rëndësishëm në lodhjet tona personale dhe pavarësisht vështirësive të kohës, nevoja për komunikim do të jetë definitive dhe do të luajë një rol qetësues në qëndrimin tonë.
Në 08.04, Hëna e Plotë në boshtin Dash-Peshore do të luajë një rol kryesor për shenjat si Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, që kanë lindur në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillime të dhjetëditëshit të tretë. Përqendrohemi tek lidhjet, ato në punë dhe personalet, pasi erdhi momenti të mbyllim kapituj dhe të kërkojmë zhvillimit e tyre. Atë që duhet të kemi ndërmend është se qëndrimi revolucionar ndodhet në maja dhe nuk është e lehtë të përmbajmë reagimet tona, diçka që mund të drejtojë në përplasje.
Në 11.04, Merkuri kalon në Dash dhe na shtyjnë drejt impulsivitetit dhe spontanitetit. Do të shprehim drejtë mendimet dhe opinionet duke mbështetur ato që besojmë në një mënyrë të fortë. Është e rëndësishme të shmangim subjektivizmin që nuk na lejon të shohim qartë si duhet ti përballojmë të tilla situata. Kjo mund të ndikojë shumë në lidhjet tona ndërpersonale.
Në 19.04, Dielli kalon tek Dem dhe na fton të përqendrohemi në çdo gjë që ka të bëjë me nevojat tona material dhe ato sentimentale. Është kryesore të ndjejmë qëndrueshmëri dhe siguri në ambientin ku lëvizim. Mirë është të mbajmë mend se intoleranca nuk do të na shërbejë në aspiratat tona. Në 23.04, Hëna e re në Dem në takim me Uranin, shkakton përmbysje, aq sa në nivel ekonomik aq edhe në jetën tonë personale, që do të na nxjerrin nga zona jonë e sigurt.
Saturni nga Ujori nuk lejon aktivitete revolucionare pa kuptim dhe për këtë arsyeje nuk përjashtohet të hasim pengesa në planet tona dhe ndryshimet do të na zhgënjejnë. Kujdes të veçantë do duhet tu tregojmë planeve tona ekonomike pasi mund të mos na shkojnë gjërat si i pritshim. Muaji mbyllet me Mërkurin duke kaluar në Dem në 27.04 ku përqendron mendimet dhe dialogun në çështje financiare dhe të jetës sentimentale që luajnë një rol parësor. Paçi një muaj të mbarë miq të dashur!
DASHI
Dash i dashur, Prilli po bën hyrjen e tij bashkë me Afërditën në shenjën e Binjakëve në 3/4, e cila ju fton të shihni ambientin tuaj shoqëror pasi brenda tij ekziston një person që me shumë gjasa interesohet për ju. Sigurisht, dhjetëditëshin e parë do duhet të jeni të kujdesshëm pasi takimi i Marsit me Saturnin në Ujor dhe katrori tyre me Uranin nga Demi, tregojnë se do të ekzistojnë probleme komunikimi dhe pengesa në të. Hëna e Plotë e cila do të realizohet në 8/4 në boshtin tuaj (Dashi-Peshorja), do të krijojë një presion sentimental i cili do të rrjedhë nga çështje pune. Tani nuk është mundësia e përshtatshme për të vepruar në to dhe për të vetmen gjë që keni nevojë është durimi. Nga data 19/4 me hyrjen e Diellit në Dem, interesi juaj do të kthehet në çështjet tuaja ekonomike. Hëna e re e cila do të realizohet në 23/4 në shenjën e Demit në takim me Uranin tregon ndryshime në to, për këtë arsyeje mirë do të ishte të shmangni shpenzimet e tepërta. Në 28/4, Merkuri kalon nga shenja e Demit dhe ju ndihmon të mendoni realisht planin tuaj financiar.
Dashuria
Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4, tregon se ky muaj do të jetë i mbarë në lidhje me çështjet tuaja sentimentale dhe nuk përjashtohet të sjellë dhe kontakte me persona që ndodhen në rrethin tuaj më të gjerë. Teknologjia dhe rrjetet sociale do të ndihmojnë të afroheni me dikë që ju intereson gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit, ku do duhet të mbani një shportë të vogël dhe të shmangni lëvizjet e rrezikshme. Nga 12/4, kur Afërdita do të formojë një trekëndësh me Marsin që ndodhet në Ujor dhe do të ndihmojë të afroheni më tepër me dikë që ju intereson dhe nuk përjashtohet të fillojë dhe një romancë të re. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përpiquni të bëni aktivitete të përbashkëta me partnerin tuaj, pasi nevojitet të përqendroheni në një angazhim që ju pëlqen të dyve, për të mos pasur tensione midis jush.
Puna dhe Ekonomia
Gjysmën e parë të muajit ka shumë gjasa të keni disa shqetësime të cilat lidhen me çështjet tuaja profesionale dhe ato me radhën tyre do të shkaktojnë pasiguri, veçanërisht për skeletin financiar të tyre. Këto shqetësime mund të intensifikohen rreth datës 8/4 pasi Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin tuaj në kënd jo-harmonik me Plutonin nga Bricjapi, tregon se mund të ketë zhvillime në nivel profesional. Nga data 19/4 kur Dielli do të kalojë në shenjën e Demit, do të jetë më e lehtë të merreni më mirë me çështje pune por edhe ekonomike. Në 23/4 Hëna e re e cila do të realizohet në Dem në takim me Uranin, ju thotë të kuptoni financat tuaja dhe të shmangni shpenzimet e tepërta.
DEMI
I dashur Dem, prilli ju krijon pasiguri veçanërisht për çështjet ekonomike dhe hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4 tregon se ato do t’ju shqetësojnë gjatë gjithë muajit. Dhjetëditëshin e parë të muajit, takimi i Marsit me Saturnin në Ujor dhe katrori që krijojnë me Uranin që ndodhet në shenjën tuaj, ju thotë të jeni më të kujdesshëm me lëvizjet tuaj, veçanërisht ato që kanë lidhje me punën për të mos pasur dëme. Në 8/4, hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja , mund t’ju sjellë zbulime të cilat lidhet me persona të rrethit tuaj më të gjerë. Gjysmën e dytë të muajit, Afërdita formon një trekëndësh për një periudhë të gjatë kohore me Marsin që ndodhet në Ujor dhe kjo tregon se do të ekzistojnë mundësi për të përmirësuar diçka në nivel profesional. Nga 19/4 fillon zyrtarisht muaji i ditëlindjes tuaj, pasi Dielli hyn në shenjën tuaj dhe ju bën të rrezatoni! Ndjek Hëna e re e cila realizohet dhe ajo në shenjën tuaj në 23/4 e cila mund t’ju sjellë vendime të papritura dhe ndryshime planesh, në çdo gjë që lidhet me lidhjet tuaja ndërpersonale! Përpiquni të mos bëheni kokëfortë me to- pasi hyrja e Merkurit në shenjë në 28/4 bashkëpunon me to- ama me kokëfortësinë do jetë e vështirë të gjeni rrugëzgjidhje në gjithçka që ju shqetëson.
Dashuria
Gjysma e dytë e prillit interpretohet më e mirë për çështjet tuaja sentimentale pasi ditët e para të muajit, mendja juaj do të gjendet më shumë në çështjet e punës. Në 12/4, Afërdita e cila ndodhet tek Binjakët, formon një trekëndësh me Marsin nga Ujori, i cili krijon mundësi të afroheni më dikë që lidhet me ambientin tuaj të punës. Siguria sentimentale do të jetë shqetësimi juaj parësor këtë muaj, për këtë dhe zgjedhjet tuaja duhet të bashkëpunojnë drejt këtij drejtimi dhe jo atij të ndjenjave aventure. Nëse tashmë ndodheni në një lidhje, dhjetëditëshin e fundit të muajit do duhet të jeni të qetë dhe të matur pasi Hëna e re do të realizohet në shenjë në 23/4 në takim me Uranin, tregon lëvizje graduale dhe reagime me shkakun më të vogël.
Puna dhe Ekonomia
Fusha juaj profesionale do të jetë ajo që do t’ju shqetësojë gjatë gjithë muajit, pasi mendja juaj ndodhet ose në çështje pune të lëna pezull ose në çështje ekonomike që lidhen me punën tuaj. Dhjetëditëshin e parë të muajit, mirë do të ishte të shmangni lëvizjet e rrezikshme për të mos pasur ndryshime planesh. Gjysma e dytë e muajit e muajit do të jetë më e mirë për çështjet profesionale pasi do t’ju jepet një mundësi të përmirësoni marrëveshjet profesionale dhe ekonomike, mjafton të keni argumentet e duhura. Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën tuaj në 23/4 mund të ndryshojë plotësisht një bashkëpunim që keni dhe do të sjellë një të ri!
BINJAKËT
I dashur Binjak, prilli vjen me një qëndrim favorizues për ty, pasi Afërdita bën hyrjen e saj në shenjën tuaj në 3/4 dhe premton mundësi për jetën tuaj personale. Sigurisht, për sa i përket dhjetëditëshit të parë të prillit, Saturni do të ndodhet në takim me Marsin në Ujor dhe do të formojnë katror me Uranin nga Demi, kështu që mirë do ishte të mos rrezikoni shumë, as në çështje personale, as profesionale, as ekonomike! Në 8/4, Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në një kënd jo harmonik me Plutonin që ndodhet në Bricjap, mund të sjellë në mendjen tuaj situata të kaluarës, të cilat do t’ju krijojnë ndjenja të trazuar apo të këqija. Kjo ama do të zgjasë pak pasi nga data 12/4 kur Afërdita do të krijojë një trekëndësh me Marsin, fillojnë ditët më të mira për ju, veçanërisht nëse doni të angazhoheni me çështjet tuaja sentimentale. Në 19/4, Dielli kalon nga shenja e Demit dhe do t’ju bëjë të lëvizni pa rënë në sy, akoma dhe në mënyrë sekrete, që çështje që ju interesojnë. Disa ditë më pas, hëna e re e cila realizohet dhe ajo në shenjën e Demit në takim me Uranin, ju thotë të mos veproni pas shpinës së personave tuaj të dashur, pasi mund t’ju shfaqen përsëri dhe do t’ju nxjerrin keq. Në 28/4, dhe Merkuri kalon nga shenja e Demit duke treguar se fillon një periudhë që lëvizjet e shumta do të bëhen në skenë.
Dashuria
Hyrja e Afërditës në shenjën tuaj në 3/4 tregon se muaji do të sjellë zhvillime në çështje sentimentale dhe në korniza të përgjithshme në jetën tuaj personale. Gjatë dhjetëditëshit të parë, ndoshta do të ekzistojnë disa ndryshime në planet që kishit ndërmend, por kjo është diçka e përkohshme dhe jo shqetësuese. Të vetmen që duhet të keni kujdes është mos vijnë në sipërfaqe disa lëvizje që keni bërë fshehurazi periudhën e kaluar, pasi ato mund t’ju ekspozojnë. Nga data 12/4 kur Afërdita do të formojë një trekëndësh të zgjatur me Marsin, do t’ju jepet mundësia të joshni dikë që pëlqeni, të filloni të komunikoni më shumë me dikë që jeni afruar periudhën e fundit, por edhe të flirtoni akoma dhe në largësi! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përqendrohuni në këto rrethana të vështira, pasi është e sigurt se do të keni shumë ide!
Puna dhe Ekonomia
Çdo gjë që lidhet me fushën profesionale dhe detyrimet që nuk të rrjedhin prej saj, do t’ju shqetësojnë dhe këtë muaj, por nuk do të përbëjnë një prioritet për ju. Pavarësisht këtyre, ka shumë gjasa të shfaqen disa shqetësime të cilat do t’ju vënë në mendoni skenare të ndryshme të cilat vetëm sa do t’ju shqetësojnë. Përpiquni të mos futeni në një rreth mendimesh negative duke krijuar skenare, të cila mund të mos përshtaten me realitetin por as mund të materializohen. Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në 23/4 do t’ju sjellë një ide profesionale e cila nëse materializohet do t’ju sjellë fitime!
GAFORRJA
Shoku im Gaforre, Prilli fillon me mbyllje në vetvete pasi Afërdita do të bëjë hyrjen e saj në shenjën e Binjakëve në 3/4 dhe krijon nevojën të mbani sekrete në çështje që ju shqetësojnë, gjatë dhjetëditëshit të parë mund të shfaqen disa pa dakortësi me persona që rrethoheni, të cilat do t’ju prishin humorin, por kjo është plotësisht e përkohshme. Në 8/4, Hëna e plotë e cila realizohet në boshtin Dashi-Peshorja me kënd jo harmonik me Plutonin nga Bricjapi, ju kthen vëmendjen në lidhjet tuaja profesionale dhe personale që ju presionojnë. Dhjetëditëshi i dytë i muajit do të jetë plotësisht ndryshe pasi në 12/4, Afërdita do të krijojë një trekëndësh me marsin duke treguar se do t’ju shqetësojnë shumë çështjet sentimental si dhe ndjenjat e forta do t’i ndezin zjarr flirtimit dhe lidhjeve personale. Në 19/4, hyrja e Dielli në shenjën e Demit ju bën më social dhe duke kërkuar shoqërinë e shokëve tuaj, akoma dhe nga telefoni. Pak ditë pas Hënës së re, e cila do të realizohet në shenjën e Demit (23/4) mund të krijojë tension midis shokësh. Në fund të muajit (28/4) hyrja e Merkurit në shenjën e Demit, stimulon qetësinë në lidhje personale dhe shoqërore, mjafton të shmangni kokëfortësinë.
Dashuria
Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve tregon se Prilli do t’ju vërë të bëni një “zhytje” në kujtime të kaluarës, dhe kjo mund t’ju ndryshojë dëshirat tuaja në fushën sentimentale. Hëna e Plotë, e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8/4 tregon se mund të ekzistojnë tensione me partnerin tuaj. Për këtë arsye nëse nuk doni të ndodhë diçka e tillë, përpiquni të kuptoni sesa jeni ju fajtorë në çështje keqkuptimesh midis jush. Nga data 12/4, humori juaj do të jetë më i mirë pasi trekëndëshi I tërhequr midis Afërditës dhe Marsit tregon se do të ekzistojë një pasion dhe ndjenja të forta në jetën tuaj personale. Nëse jeni të lirë, ka shumë gjasa t’ju afrohet një person që nuk do t’ju kalojë pa vënë re dhe do të filloni një lidhje të re, të cilën do të përpiqeni për pak kohë ta mbani sekrete.
Puna dhe Ekonomia
Dhjetëditëshi i parë i Prillit mund të krijojë të dhëna të reja në çështje profesionale apo me shumë gjasa të krijojë nervozizëm, pasi Hëna e Plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8/4 në një kënd jo harmonik me Plutonin nga Bricjapi, tregon se ka gjasa të ekzistojnë lëvizje që lidhen me çështjet tuaja profesionale. Në 11/4, kur Merkuri do të bëjë hyrjen e tij në shenjën e Dashit, do të jetë e lehtë për ju të komunikoni, të ndërmerrni iniciativa dhe të gjeni zgjidhje në çdo gjë që lidhet me punën. Dhjetëditëshin e fundit të muajit do të ekzistojë një klimë e mirë midis kolegësh dhe kjo do të ndikojë pozitivisht dhe në humorin tuaj përballë çështjeve të punës.
LUANI
I dashur Luan, Prilli fillon më një shpërngulje planetesh, e cila do të jetë favorizuese për ju. Ajo e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4. Humori juaj komunikues do të jetë i dukshëm akoma dhe nëse ndodheni brenda në shtëpi, ku telefonatat dhe kontakti përmes rrjeteve sociale do të ketë nderin e saj. Sigurisht, dhjetëditëshin e parë të Prillit do duhet të kini kujdes disa çështje profesionale, pasi takimi i Marsit me Saturnin në shenjën e Ujorit dhe katrori i tyre me Uranin nga Demi, tregojnë se këto çështje do të shfaqen papritmas. Në datën 8/4, hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në këndin jo harmonik me Plutonin nga Bricjapi, mund të krijojë një përditshmëri presionuese dhe nevojën për të ikur prej saj. Gjysmën e dytë të muajit, gjërat do të jenë ndryshe pasi në 12/4 Afërdita formon një trekëndësh me Marsin I cili do të zgjasë shumë. Kjo tregon se ju do të rigjeni humorin tuaj të mirë dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe disa të reja të këndshme që lidhen me një person që ju intereson. Në 19/4, hyrja e Diellit në shenjën e Demit tregon se fillon një periudhë gjatë së cilës do t’ju shqetësojnë shumë disa çështje në punë. Hëna e re e cila do të realizohet dhe ajo në Dem disa ditë pas (23/4), në takim me Uranin, ju thotë të shmangni lëvizjet e prera në punë. Në fund të muajit, Merkuri do të hyjë dhe ai në shenjën e Demit (28/4) dhe krijon një terren të rrafshtë për bisedime që lidhen me punën.
Dashuria
Prezenca e Afërditës në shenjën e Binjakëve nga data 3/4, tregon se lehtësia juaj komunikuese do t’ju ndihmojë të joshni me një temë interesante bisedimi, personin që ju intereson. Shokët tuaj do t’ju sjellin lajme të reja në lidhje me një person që ka një simpati midis jush dhe nuk përjashtohet këtë muaj të krijohen rrethanat të cilat- akoma dhe nëse jeni larg- me ndonjë mënyrë do t’ju afrojnë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, nga data 12/4 kur Afërdita të krijojë një trekëndësh me Marsin, do të jetë e lehtë të afroheni me partnerin tuaj dhe të zgjidhni keqkuptimet e periudhës së kaluar. Nga fundi i muajit, interesi juaj do të kthehet drejt çështjeve profesionale, ndaj kapini mundësitë që do t’ju jepen deri atëherë, për të sistemuar gjërat tuaja sentimentale të lëna pezull.
Puna dhe Ekonomia
Ky muaj ka një interes të madh për çështjet tuaja profesionale, pasi prezenca e Marsit në shenjën e Ujorit por edhe katrori që krijohet me Uranin nga Demi, tregon se mund të shfaqen të dhëna të reja në to. Këtë muaj nuk pritet të fitoni ndonjë gjë të re, as “t’i bini tavolinës me dorë”, përveç se të mbroni çfarë keni arritur në punë. Përpiquni të shmangni me çdo kusht të provoni me argumente se të tjerët po gabojnë dhe preferoni veprat. Nga data 19/4 kur Dielli të hyjë në shenjën e demit dhe pak më pas në 23/4 kur do të realizohet dhe hëna e re në shenjën e demit, duket se çështjet tuaja profesionale, do të përbëjnë interesin tuaj të vetëm dhe shkak për këtë do të jenë disa ndryshime që do të bëhen.
VIRGJËRESHA
E dashur Virgjëreshë, prilli ju gjen me vëmendjen të kthyer mbi çështjet tuaja profesionale dhe hyrja e Afërditës në shenjën e binjakëve në 3/4, jua bën më të theksuar këtë fakt. E vërteta është se mendoni mënyra për të përmirësuar punën tuaj, të ndryshoni punë apo thjesht po mendoni se çfarë do të bëni me punën tuaj në një të ardhme të afërt. Mirë do të ishte të mos merrni vendime gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit pasi do të ekzistojë një tendencë për ndryshime. Në 8/4, Hëna e Plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në kënd jo-harmonik me Plutonin nga Bricjapi, tregon se pritet të bëheni mjaft dyshues me të gjithë ata që ndodhen rreth jush dhe kjo mund të krijojë një klimë të çuditshme veçanërisht në lidhjet tuaja personale. Gjysma e dytë e muajit do të jetë shumë ndryshe pasi në 12/4, Afërdita do të krijojë një trekëndësh me Marsin dhe madje ky trekëndësh do të zgjasë shumë duke sjellë mundësi në punë dhe karrierë. Në 19/4, hyrja e Diellit në shenjën e Demit ndryshon përsëri klimë dhe ju kujton se keni nevojë ti jepni vetes tuaj kohë për tu qetësuar dhe të lini mendjen të udhëtojë në pamje të bukura, duke bërë plane për të ardhmen. Pak ditë më pas, Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në 23/4, mund t’ju sjellë të reja në lidhje me një person që ndodhet larg. Nga fundi I muajit (28/4) kalon dhe Merkuri në shenjën e Demit duke krijuar kështu humorin për tu marrë me çështjet tuaja sentimentale.
DASHURIA
Hyrja e Afërditë në shenjën e Binjakëve në 3/4 lidhet direkt dhe me çështjet tuaja sentimentale dhe tregon se do të përqendroheni në ndonjë person, i cili ndodhet në rrethin tuaj social. Mundet dhjetëditëshi i parë i Prillit të jetë i vështirë për ta joshur apo për të gjetur një pikë të përbashkët komunikimi, por nga data 12/4 kjo do të ndryshojë. Afërdita do të krijojë një trekëndësh që zgjat me marsin i cili ndodhet në Ujor dhe do t’ju ndihmojë të shprehni ato që doni në mënyrën më të mirë personit të duhur. Çështjet tuaja sentimentale do të favorizohen më shumë më hyrjen e Diellit në shenjën e Demit në datë 19 prill pasi atëherë do të ekzistojë një ajër ndryshimi në to. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet të jeni më të kujdesshëm nga fundi i muajit pasi mund të bëni disa lëvizje që s’do t’ju ndihmojnë të qëndrojë stabël lidhja juaj. Shmangni kokëfortësinë dhe reagimet që rrjedhin nga kjo, nëse doni të ruani çfarë keni fituar deri tani.
Puna dhe Ekonomia
Çështjet tuaja profesionale do të kenë prioritet këtë muaj pasi hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4 tregon se do t’i kushtoni kujdes të veçantë figurës tuaj në punë, por edhe sesi ju shohin të tjerët në të. Kjo tregon se gjatë muajit do të bëni lëvizje impresionuese në ambientet e punës, por mirë do të ishte të shmangni ekzagjerimin në to, pasi mund të kenë rezultate të kundërta. Dhjetëditëshin e parë të muajit ka shumë gjasa të shfaqen disa pengesa në detyrimet profesionale, kështu që nevojiteni për durim për t’ia dalë. Gjysma e dytë e muajit interpretohet shumë më e mirë për sistemimin e çështjeve që lidhen me punën, pasi trekëndëshi midis Afërditës dhe Marsit ju ndihmon në këtë. Humori juaj do të fillojë të ngrihet nga fundi i muajit pasi hyrja e Diellit në shenjën e Demit në 19/4 fal rreze optimizmi.
PESHORJA
E dashura Peshorja ime, Prilli ju sjell hyrjen e Afërditës në shenjën e Binjakëve në datë 3/4 dhe nga kjo shenjën e ajrit, do të ndihmojë shumë çështjet tuaja sentimentale. Sigurisht gjatë dhjetëditëshit të parë, do duhet të jeni të kujdesshëm me pretendimet emocionale pasi takimi i Marsit me Saturnit dhe katrori që formojnë më Uranin që ndodhet në Dem, tregojnë se mund të ekzistojnë disa gjëra të cilat mund të përmbysin ato që konsideroni të mirëqena. Në 8/4, Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja- në këndin jo-harmonik me Plutonin nga Bricjapi- gjë që mund t’ju detyrojë të përqendroheni në çështje familjare dhe e vërteta është se nuk keni shumë dëshirë.
Nga data 12/4, klima do të ndryshojë për më mirë pasi Afërdita do të formojë një trekëndësh që zgjat me Marsin i cili ndodhet tek Ujori, duke favorizuar shumë njohje të reja, flirtime por edhe çështje sentimentale në përgjithësi. Në 19/4, hyrja e Diellit në shenjën e Demit tregon se shumë detyrime në punë dhe çështje të përditshmërisë duhet t’i menaxhoni. Disa ditë më pas në 23/4, Hëna e re e cila realizohet dhe ajo në shenjën e Demit, mund t’ju krijojë pasiguri në lidhje me çështjet tuaja ekonomike dhe kjo pasiguri mund t’ju drejtojë në lëvizje të nxituara, të cilat në fund do të rezultojnë të gabuara. Përpiquni të mos rrezikoni me financat tuaja drejt fundit të muajit dhe lëvizni me qëndrueshmëri në to. Në 28/4, hyrja e Merkurit në shenjën e Demit do t’ju ndihmojë të merreni më disa detyrime ekonomike që lidhen me banka dhe organizate siguracionesh.
Dashuria
Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4 do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj dhe mund të ju bëjë të paduruar në disa çështje sentimentale. E vërteta është se nëse do doni diçka, do e kërkoni atë çast, por mirë do të ishte të shmangni lëvizjet e nxituara gjatë dhjetëditëshit të parë të Prillit, pasi këndi jo-harmonik i Marsit dhe Saturnit me Uranin tregojnë ndryshime. Nga 12/4, humori juaj do të ndryshojë drejt së mirës dhe do të vëreni se do të jetë më e lehtë të përshtateni dhe në çështje shpirtërore. Trekëndëshi i Afërditës me Marsin tregon se do të afroheni me një person që do të ketë një interes të veçantë për ju dhe bisedat midis jush do të shënojnë fillimin e një romance. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përqendrohuni në të pasi kontakti me partnerin tuaj do t’ju ndihmojë të shihni më pozitivisht të gjitha çështjet që ju shqetësojnë.
Puna dhe Ekonomia
Gjysma e parë e muajit do të rrjedhë më lehtë për çështjet tuaja profesionale pasi ka shumë gjasa të keni menaxhuar çdo gjë që lidhet me punën. Nga data 19/4 kur Dielli do të kalojë nga shenja e Demit dhe do të ndjekë Hëna e re në të njëjtën shenjë në 23/4, por edhe hyrja e Merkurit në 28/4 ka shumë gjasa të krijojnë shqetësim në lidhje me punën. Atëherë kështu, dhjetëditëshi i fundit i muajit ka shumë gjasa të jetë e nevojshme të përvishni mëngët për të drejtuar disa detyrime në punë, edhe nëse do jetë e nevojshme ta bëni nga shtëpia. Për shkak se dhjetëditëshi i fundit i muajit mund të jetë shumë presionues për çështjet tuaja profesionale, kujdesuni deri atëherë të karikoni bateritë tuaja dhe të jeni çlodhur mjaftueshëm!
Akrepi
Shoku im Akrep, prilli vjen me shqetësim dhe nuk përjashtohet të mendoni mënyra kursimi parash apo kufizimi të shpenzimeve tuaja. Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4 , do t’ju ndihmojë të bëni ekonomi apo të filloni të ruani disa para. Gjatë dhjetëditëshit të parë, do duhet të jeni të kujdesshëm me tensionet që mund të ekzistojnë në lidhjet tuaja ndërpersonale, pasi takimi i Marsit me Saturnin në Ujor dhe katrori që krijon me Uranin nga Demi do t’jua sjellin në vëmendje. Në 8/4, Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja- në kënd jo-harmonik me Plutonin nga Bricjapi- ju thotë të jeni të kujdesshëm me informacionet që merrni nga personat e rrethit tuaj pasi nëse nuk i mbështesni ka gjasa t’ju krijojnë keqkuptime!
Nga data 12/4, klima do të ndryshojë për më mirë pasi Afërdita do të takojë Marsin në një kënd favorizues trekëndëshi dhe kjo tregon se do të keni mënyra të rregulloni lidhjet tuaja ndërpersonale, që mund të jenë goditur në fillim muaji. Në 19/4, Dielli kalon nga shenja e Demit dhe disa ditë më pas në 23/4 realizohet dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë- në takim me Urani- duke ju kthyer për akoma një herë vëmendjen tek të tjerët. Kjo Hëna e re mund t’ju mbyllë lidhjet që e kanë rrethin e tyre, por në të njëjtën kohë do të hapë rrathë të rinj! Nga data 28/4 kur do të ndodhet dhe Merkuri në shenjën e Demit, do të jetë e lehtë për ju të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunime të punë.
Dashuria
Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve tregon se Prilli do të jetë një muaj i cili do të shkaktojë emocione të forta dhe nuk përjashtohet- nëse ndodheni në një lidhje- të ekzistojnë momente pasioni në dhjetëditëshin e parë të muajit vetëm dhe vetëm nga reagimi, pasi ka shumë gjasa të humbisni diçka që e merrnit si të mirëqenë. Nga data 12/4, trekëndëshi i zgjeruar midis Afërditës dhe Marsit, tregon se do të afroheni me një person dhe me shumë gjasa të mos kuptoni sesi! Bisedat do të përbëjnë një pikë referimi midis jush dhe do t’ju mundësojnë një romancë të re. nga 19/4 me hyrjen e Diellit në shenjën e Demit ka shumë mundësi të fillojë një lidhje e re, mjafton të shmangni zhytjen e Hënës së re në Dem në 23/4, e cila mund t’ju sjelli ndryshime në jetën tuaj personale.
Puna dhe Ekonomia
Çështjet ekonomike do të jenë ato që do t’ju shqetësojnë më shumë në fillim të muajit dhe do t’ju drejtojnë të mendoni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Nga data 19/4 me hyrjen e Diellit në shenjën e Demi ka shumë gjasa të fillojnë avash-avash disa biseda për një bashkëpunim të ri apo për disa ndryshime në bashkëpunimin ekzistues. Në dhjetëditëshin e fundit të muajit, ngjarjet do të fillojnë të ecin në fushën profesionale dhe gjithashtu ju do të vazhdoni të merreni me disa çështje që do t’ju shfaqen në lidhje me punën. Në 28/4, Merkuri do të hyjë në shenjën e Demit, gjë që tregon se fillon një periudhë e mirë për të realizuar bashkëpunime dhe marrëveshje.
SHIGJETARI
Shigjetar te dashur , Prilli ju kthen vëmendjen tek personat tuaj të dashur dhe hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4 do t’ju theksojë çdo çështje që lidhet më lidhjet tuaja ndërpersonale. Sigurisht, dhjetëditëshin e parë të Prillit, do duhet të jeni të kujdesshëm me veprimet tuaja- veçanërisht drejt të tjerëve- pasi ka shumë gjasa të ofroheni të bëni diçka për mirë dhe në fund të ndodheni në telashe. Në 8/4, Hëna e plotë që realizohet në boshtin Dash- Peshorja me kënd jo-harmonik të Plutonit i cili ndodhet në Bricjap, mund t’ju lërë të kuptoni gjëra që ishin të rëndësishme për ju dhe do t’ju ndryshojë prioritetet tuaja. Nga data 12/4, Afërdita do të formojë një trekëndësh të zgjatur me Marsin i cili ndodhet në Ujor dhe kjo tregon se ditët drejt fundit të muajit do të jenë veçanërisht komunikuese. Komunikimi me shumë gjasa do të realizohet nëpërmjet rrjeteve sociale, por do të kenë një prezencë të fortë në përditshmëri duke ju sjellë dhe të reja nga personat tuaj. Në 19/4, Dielli kalon nga shenja e Demit dhe tregon se nuk përjashtohet të shfaqen disa punë urgjente. Në 23/4, Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në takim me Uranin, mund të sjellë ndryshime në përditshmërinë tuaj pasi mund t’ju ndryshojë dhe planet tuaja. Në 28/4 dhe Merkuri do të hyjë në Dem kështu që ju tregon se kontakti dhe kuptimi me persona në ambientet e punës do t’ju ndihmojë shumë në punën tuaj.
Dashuria
Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve ditët e para të Prillit, tregon se ky muaj do të jetë i përshtatshëm për të rregulluar disa çështje sentimentale, si të jeni në një lidhje, si të jeni të lirë. Nëse jeni të lirë, një njohje që kishit bërë periudhën e kaluar, me shumë gjasa mund të zhvillohet me ritme të shpejta nga data 12/4 dhe pas kur Afërdita do të formojë për një periudhë kohore të gjatë një kënd pozitiv me Marsin. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, drejt fundit të muajit, do duhet të jeni të kujdesshëm me detyrimet e përditshmërisë pasi dhe me disa punë/angari që keni me partnerin tuaj, pasi atom und t’ju shpërqendrojnë dhe t’ju krijojnë nervozizëm midis jush.
Puna dhe Ekonomia
Detyrimet tuaja profesionale mund të mos fillojnë me tension nga ditët e para të muajit, pasi dhjetë ditët e para mund të ekzistojë një pamje e turbullt në fushën profesionale, e cila nuk do t’ju ndihmojë të rregullonin punët tuaja. Nga data 19/4 kur Dielli do të kalojë në shenjën e Demit dhe më pas do të ndjekë hëna e re në të njëjtën shenjë (23/4) por edhe Merkuri (28/4) tregon se dhjetëditëshin e fundit të muajit do të shfaqen disa detyrime në punë, të cilat në kombinim me punët e përditshmërisë nuk do t’ju lënë aspak kohë të lirë. Deri atëherë mos lini punë pezull pasi mund t’ju mblidhen të gjitha bashkë në fund të muajit.
BRICJAPI
Shoku im Bricjap, prilli ju sjell për momentin disa detyrime në punë të cilat duhet ti përmbushni, akoma dhe nëse nevojitet të kujdeseni për to në distancë. Hyrja e Afërditës në shenjën e binjakëve në 3/4 tregon se do të merrni gëzim nga puna juaj dhe kjo do t’ju ndihmojë të bëheni më kreativ. Sigurisht, dhjetëditëshin e parë do duhet të mbani mend premtimet që lidhen me financat pasi takimi i Marsit dhe Saturnit në shenjën e Ujorit dhe katrori që formojnë Urani nga Demi tregojnë ndryshime në plane. Në 8/4, Hëna e Plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në kënd jo-harmonik me Plutonin i cili ndodhet në shenjën tuaj, ju stimulon të mbyllni disa detyrime të cilat janë presionuese dhe nuk bëhet t’i mbani më pezull. Nga data 12/4, Afërdita do të formojë një trekëndësh që do të zgjasë me Marsin duke treguar se gjysma e dytë e muajit, do të jetë më e mirë për çështjet ekonomike. Ndoshta me lëvizjet e duhura mund të kujdeseni saktë për llogaritë dhe gjëra ekonomike të lëna pezull, duke dalë në fund të fituar. Dhjetëditëshin e fundit të muajit pritet diçka shumë më e mirë për ju dhe në nivelin personal, pasi në 19/4 Dielli kalon nga shenja e Demit dhe ju bën të njihni njerëz të rinj! Disa ditë më pas në 23/4 Hëna e re e cila realizohet në të njëjtën shenjë në takim me Uranin, mund të sjellë pengesa në një lidhje sentimentale, të cilat do të jetë e lehtë për tu kontrolluar pas datës 28/4 kur do të kalojë dhe Merkuri në Dem.
Dashuria
Nevoja juaj më e madhe këtë muaj është të ndiheni kreativ dhe për këtë arsye do të përqendroheni tek ai që do të mundet të ngrejë kreativitetin dhe imagjinatën tuaj. Afërdita do të ndodhet tek Binjakët në 3/5 dhe tregon se mund të zbuloni dhe të mira të tjera në karakterin e një njeriu që takoni apo komunikoni pothuajse në përditshmëri, dhe pikërisht ato të mira do të bëhen shkak për t’u afruar akoma më shumë. Rrethanat do të bëhen akoma më favorizuese nga data 12/4 pasi trekëndëshi i Afërditës me Marsin nga Ujori do t’ju ndihmojë në këtë. Mundësitë për një romancë të re shpirtërore nuk do të ndalojnë këtu, pasi në 19/4 Dielli kalon në shenjën e Demit dhe ju kthen vëmendjen drejt në fushën sentimentale. Hëna e re e cila do të realizohet dhe ajo në Dem disa ditë më pas (23/4), tregon se mund të ekzistojnë disa çështje të cilat do të krijojnë pengesa midis jush dhe dikujt që ju intereson, por këto ka gjasa dhe të sqarohen papritmas.
Puna dhe Ekonomia
Këtë muaj ka gjasa t’i kërkoni ju vetë detyrimet në punë, projektet dhe çdo gjë tjetër që lidhet më punën pasi ju kanë munguar! Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4 do t’ju bëjë veçanërisht kreativ dhe në këtë fushë dhe madje nuk përjashtohet nga data 12/4 dhe pas t’ju sjellë dhe fitimet përkatëse. Bisedoni idetë që keni në lidhje me punën pasi do të jenë shumë të mira për ti lënë pa shfrytëzuar. Përpiquni të mos lini gjëra pezull në punë për dhjetëditëshin e fundit të Prilli, pasi atëherë ka mundësi të përqendroheni më shumë në çështjet tuaja personale sesa në ato profesionale.
UJORI
Ujori i dashur, Prilli është një muaj që do t’ju kthejë vëmendjen në jetën tuaj personale pasi dhe hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4 do t’ju sjellë rrethana të reja në këtë fushë. Sigurisht, dhjetëditëshi i parë i Prillit mund të mos ju duket ideal- pasi Marsi ndodhet në shenjën tuaj në takim më Saturnin dhe në katror me Uranin nga Demi- duke krijuar situata presionuese të cilat gjatë periudhave do t’ju nevrikosin dhe t’ju bëjnë të reagoni ashpër. Në 8/4, Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në kënd jo-harmonik me Plutonin i cili ndodhet tek Bricjapi, ju thotë të jeni më të kujdesshëm me personat që besoni çështjet tuaja, pasi ka prapaskena. Nga data 12/4, fillon një periudhë shumë e mirë për ju, humorin tuaj por edhe gjërat tuaja shpirtërore pasi trekëndëshi midis Afërditës dhe Marsit krijon emocione të forta, pasion dhe dëshirë për flirt. Hyrja e Diellit në shenjën e Demit në 19/4 do t’ju zbresë në realitet dhe nuk përjashtohet të sjellë detyrime familjare në sipërfaqe. Hëna e re e cila do të realizohet në të njëjtën shenjë disa ditë më pas (23/4), do të sjellë në sipërfaqe çështje të cilat i shmangnit të merreshit me to periudhën e fundit dhe lidhen me shtëpinë apo një person të familjes tuaj. Nga data 28/4 kur merkuri do të kalojë në shenjën e Demit, aftësitë tuaja negociuese për të tilla çështje, do të rriten dhe do të jenë ndihmuese për zgjidhjen e tyre.
Dashuria
Afërdita do të ndodhet nga data 3/4 në një shenjë që ju përshtatet shumë, kjo e Binjakëve dhe kjo tregon se çështjet tuaja sentimentale do të luajnë rol parësor në humorin tuaj. Nga data 12/4 dhe pas, trekëndëshi që formon Marsi ju thotë se tashmë do t’ju jepen mundësitë për të joshur dikë që ju intereson dhe të gjeni mënyra për tu afruar. Nëse ndodheni në një lidhje tashmë, deri dhe në 20/4, do të keni një mundësi të rindizni flakën brenda jush dhe partnerit dhe të kaloni çaste të bukura së bashku. Nga data 23/4 deri dhe në fund të Prillit, mund të shfaqen disa çështje që lidhen me shtëpinë, të cilat do t’ju detyrojnë të angazhoheni me lidhjen tuaj.
Puna dhe Ekonomia
Gjysmën e parë të muajit ka shumë gjasa të ekzistojnë disa plane profesionale të cilat nuk do të kenë rezultate apo disa të tjera që do të ndryshojnë, më rezultat krijimi i një nervozizmi. E vërteta është se do të keni tendencë të nevrikoseni lehtë dhe shpesh, dhe kjo qartazi mund mos ju ndihmojë të shihni ndryshime dhe probleme në distancën e tyre të duhur, duke bërë që të krijohet një klimë e çuditshme me kolegët tuaj. Gjysma e dytë e muajit është shumë më e mirë dhe për humorin tuaj por edhe për çështjet tuaja profesionale pasi do të ndryshojë mënyra sesi do t’i shihni dhe reagoni në to.
Peshqit
Peshqit e mi të dashur, Prilli është një muaj i cili ju fton t’i dedikoni kohë vetes tuaj, shtëpisë tuaj, aktiviteteve që mundeni të bëni, por edhe personave tuaj të familjes. Në të mësipërmet bashkëpunon dhe hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3/4, e cila tregon se angazhimi me persona që konsideroni tuajt, do t’ju ngrejë humorin. Dhjetëditëshin e parë të Prillit mund të shfaqen disa çështje komunikimi pasi Saturni formon takim me Marsin në Ujor dhe katror me Uranin I cili ndodhet në Dem. Me rezultat kjo t’ju tregojë se mënyra sesi do t’i menaxhoni t’ju përcaktojë nëse do t’i kapërceni. Në 8/4, Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja me një kënd jo-harmonik të Plutonit i cili ndodhet në Bricjap, do të sjellë në sipërfaqe frikë dhe pasiguri, të cilat do të ndikojnë në humorin tuaj, por kjo është e përkohshme. Nga data 12/4, humori juaj do të jëtë më e mirë pasi Afërdita do të krijojë një trekëndësh me periudhë kohore më të gjatë me marsin. Kjo tregon se nuk përjashtohet t’ju joshë përsëri një person nga e kaluara dhe kjo është diçka që do të përforcojë vetëbesimin tuaj. Mirë do të ishte mos ndikoheni nga kthime/shkatërrime pasi ka shumë mundësi të përsëriten gabime qe kanë ndodhur një herë më pare. Në 19/4, Dielli kalon në shenjën e Demit dhe tregon se do të dëshironi të mbroni lidhje sociale por edhe lidhje me persona që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë. Hëna e re e cila do të realizohet disa ditë më pas (23/4) në të njëjtën shenjë ka tjetër mendim dhe tregon se mund të ekzistojnë dhe disa zënka me persona që ndodhen rreth jush, pavarësisht dëshirës së mirë dhe përpjekjes tuaj. Nga data 28/4 kur do të ndodhet Merkuri në shenjën e Demit, do të jetë më e lehtë për ju të vini në vendin e të tjerëve dhe t’i kuptoni më mirë.
Dashuria
Prilli është një muaj gjatë së cilit nëse përqendroheni tek partneri juaj dhe në atë që ekziston midis jush, atëherë është e sigurt se do të dilni të fituar. Gjatë dhjetëditëshit të parë, ka shumë gjasa të ekzistojnë disa çështje të cilat mund t’ju nevrikosin tek ai, por me dëshirën e mirë mundeni t’i zgjidhni. Nga data 12/4, Afërdita do të formojë një kënd pozitiv me Marsin i cili ndodhet në Ujor, i cili kënd do të shkundi çështje të kaluarës dhe do t’i risjellë në të tashmen. Përpiquni të shmangni kthimet tek një person që nuk jeni të sigurt nëse vlen një mundësi të dytë. Gjithashtu mbajini larg çështjet tuaja personale nga personat që nuk lidhen me to, pasi diçka do të thonë apo përmendin, dhe mund të krijojë probleme midis jush dhe personit që ju intereson.
Puna dhe Ekonomia
Këtë muaj ka shumë mundësi të ndiheni më social dhe kjo nuk do t’ju ndihmojë në çështjet tuaja profesionale, pasi do të krijojë një klimë të çuditshme midis jush dhe personave që ndodhen në ambientin tuaj të punës. Përpiquni të komunikoni mendimet dhe idetë tuaja dhe të vini në kontakt me persona që ju bashkojnë çështje punë, por edhe të materializoni disa nga to. Mirë do të ishte të qetësoni veten kryesisht gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit dhe të mbani mend se me kalimin e ditëve shqetësimet tuaja do të minimizohen. Dhjetëditëshin e fundit të prillit, me hyrjen e Diellit në shenjën e Demit dhe pas disa ditësh dhe hyrja e Merkurit në të njëjtën shenjë, do të keni mundësinë të komunikoni me persona të cilët ju “çlirojnë” disa çështje pune.