Parashikimi i Cassanos: Milani do të eliminohet në fazën e grupeve
29 shtator 2023
| 16:18
Ish-sulmuesi i Italisë dhe Milanit, Antonio Cassano, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport Italia”, ku është ndalur pikërisht te Milani dhe Liga e Kampionëve.
“Milani dukej patetik në ndeshjet kundër Interit dhe Newcastle. Ishte një pamje e shëmtuar. Me atë nivel futbolli,skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet dhe mendoj se do të eliminohet nga Liga e Kampionëve. Kam një parandjenjë se Milan do të përfundojë në vendin e fundit të grupit”, ka thënë Cassano.
Të mërkurën e 4 tetorit, Milan do të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u ndeshur ndaj Borussia Dortmund.