Parashikimi i Herolind Shalës për ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës
19 mars 2021
| 11:10
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala është shprehur optimist për rezultate pozitive në dy ndeshjet kualifikuese kundër Suedisë dhe Spanjës.
“Jam i vetëdijshëm se kemi përballë dy kombëtare të mëdha, por mund t’i dalim. Suedinë e njoh shumë mirë dhe ka cilësi të mëdha, por mund ta befasojmë. Do të ishte ndjenjë e shkëlqyeshme sikur ta nisim këtë fushatë kualifikuese me 3 pikë. Ndërkaq, përballja me Spanjën do të jetë edhe më e vështirë, por mendoj se kemi shumë cilësi në ekip për të befasuar edhe kombëtare të tilla dhe këtë e kemi dëshmuar në të kaluarën. Unë kam besim te bashkëlojtarët e mi dhe u jap kurajë që të japin më të mirën e tyre”, ka përfunduar Shala.
/Epoka e re/