Parashikimi i meteorologëve: Shi e borë të enjten dhe të premten në Kosovë

20 nëntor 2024 | 23:46

Të reshura shiu dhe bore parashikohet të ketë mbi vendin tonë gjatë të enjtes dhe të premtes. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) në orët e para të ditës së enjte (pas mesnate), parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Për të premten IHK parashikon që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, thuhet në njoftim.

Fundjava parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.

Rekomandohet që ngasësit e veturave të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim të…