Parashikimi i mjekut: Nëse të gjithë mbajnë maska, virusi zhduket për 6 javë

14 tetor 2020 | 09:11

Mjeku shqiptar në ShBA, Skënder Murtezani, tha se maska është mjeti i vetëm mbrojtës në një kohë kur ende nuk ka një vaksinë për të luftuar virusin. Duke marrë shembullin e Zelandës së Re, profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri thirrje që “të bëhemi bashkë për 6 javë që mos të lejojmë virusin të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit”.

Mjeku i njohur nga Tetova, Skënder Murtezani, ishte sot i ftuar në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. “Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur ekstrem mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze. Maskat janë shpëtimi i vetëm derisa të vijë vaksina. Po ashtu, duke pasur parasysh se asnjë vaksinë nuk është 100 për qind e kurueshme, maska është e vetmja gjë që pengon përhapjen e virusit. Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet pështymës, të folurit, kollitjes apo teshtitjes dhe kujdesi i vetëm është maska”, tha ai.

“Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment. Propozova një gjë shumë të thjeshtë. Po të bëhemi bashkë për 6 javë nuk do t’i lejojmë virusit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të kapen teorira të ndryshme”, tregoi doktori.

Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në rrugë, ai e quajti atë vendimin e duhur. “Iu them të gjithëve dhe qeverisë të mundohemi dhe të bëhemi bashkë të përdorim maskat për 6 javë. Unë premtoj se do të zhduket”, theksoi mjeku shqiptar në SHBA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përkrahës i flaktë nga India i presidentit amerikan Donald…