Parashikimi i motit nga Prishtina Weather, të enjten 30 gradë

07 shtator 2022 | 12:15

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit deri në vikend.

Sipas PW, temperatura verore do të kthehen nesër, ku moti do të jetë kryesisht me diell.

“Nga e premtja dhe fundjava sërish priten mundësi për të reshura shiu. Në fillim të javës së ardhshme më freskët”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12C deri 15C, e maksimalet pas një rritjeje deri në 30C ditën e enjte, zbresin në 24C deri 27C në fundjavë, e të hënën edhe në 21C.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-10m/s, e nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindje. Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe lehtazi nën vlera normale”, ka njoftuar Prishtina Weather.

7.09.2022 – Mot kryesisht me diell parashihet për ditën e enjte, me temperatura verore edhe deri në 30C. Ditën e premte mbetet nxehtë, por se orëve të pasdites vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Përgjatë fundjavës, siç paraqitej edhe në parashikimet e ditëve të shkuara, po priten kushte të motit më jostabil me të reshura shiu, që ditën e diel edhe mund të jenë më intensive lokalisht. Në fillim të javës së ardhshme parashihet mot më i freskët, me vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, por se parashihet rritje e koncentrimeve të grimcave të materies dhe ozonit sipërfaqësor orëve të pasdites, që çojnë indeksin në vlera mesatare apo edhe të dobëta në disa stacione.

8.09 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite me vranësira kalimtare.

9.09 – Mbetet nxehtë. Fillimisht kryesisht me diell, e gjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave, që vende-vende japin kushte edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

10.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

11.09 – Pjesërisht vranët paradite. Pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima. Ka mundësi që reshjet vende-vende të jenë më intensive.

12.09 – Më freskët, kryesisht me vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu orëve të pasdites.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi i Arbnor Mujës tek ekipi belg Royal Antwerp ishte…