Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Mot i thatë dhe acartë, me më shumë intervale me diell gjatë javës në vijim.
Nuk parashihen kushte për të reshura, eventualisht ndonjë rrebesh të shkurtë bore ditën e hënë dhe martë përgjatë viseve malore.
Ditëve të para edhe paraqiten ditë të akullta në pjesën më të madhe të vendit, ku temperaturat maksimale mbesin në vlera negative. Nga dita e mërkurë më shumë kthjellime e diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, e vetëm orëve të mbrëmjes nën kushte më të qeta, mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.
6.02 – Kryesisht me vransira dhe acar. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.
7.02 – Acar. Vransira e intervale me diell. Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.
8.02 – Acar dhe intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës vransira kalimtare.
9.02 – Mot i acartë, kryesisht me diell.
10.02 – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.
Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.
Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale.