
Parashikimi i motit për ditën e hënë
02 mars 2025
| 21:53
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet vranësirat të tërhiqen.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 46 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. /MeteoKosova/