Parashikimi i motit për ditët në vijim
02 maj 2019
| 23:36
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Nga dita e diele e tutje, parashihen kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.