Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
30 prill 2019
| 23:07
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në dy ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.
“Reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.