Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
13 prill 2021
| 17:05
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit në dy ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore.
Ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHK-ja.