
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
10 qershor 2021
| 18:17
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.