Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
“Nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët. Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë. Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK-ja.