Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

11 nëntor 2021 | 15:27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, këto dy ditë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

May be an image of map

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri,…