Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
07 dhjetor 2021
| 16:24
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin prej -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius.
Po ashtu, IHMK-ja ka njoftuar se erërat do të lëvizin kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.